Ja dhe 5 filmat romantikë ku mund të shikonim sërisht Asllënë dhe Ferhatin!
- lajmedheseriale
- Jun 1, 2018
- 2 min read

Shekspiri në moshë të re Telenovela “Dashuri Bardhë e Zi” ku protagonistë kanë qenë Birce Akalay dhe Ibrahim Çelikol në një kohë të shkurtër arriti një sukses të madhë. Kjo falë historisë, por edhe kimikës së mirë mes dy aktorëve protagonistë. Ne do të dëshironim t’i shikonim sërisht në ekran sëbashku dhe ja filmat ku mendojmë se ata do të shkëlqenin:
Shakespeare in love- Shekspiri i dashuruar
Shekspiri në moshë të re po përgatitet të nxjerrë në skenë pjesën e tij të parë dhe është shumë entuziast. Pikërisht në këtë moment një vajzë e bukur shfaqet në jetën e tij dhe fillon një histori e mrekullueshme dashurie. A nuk mendoni dhe ju që një histori e tillë do t’i shkonte shumë për shtat Birce Akalay dhe Ibrahim Çelikkol?
The Stolen Years- Vitet e vjedhura
Çdo martesë ka uljet dhe ngritjet e veta. Çifti i dashuruar bën një aksident me motor dhe bashkëshortja përfundon duke humbur kujtesën. Asaj i duhet të kuptoj se çfarë ka ndodhur me jetën e saj për 5 vitet e fundit që nuk i kujton dot. Ajo i kërkon ndihmë për këtë ish bashkëshortit të saj, por duke mos e kujtuar dot divorcin e tyre. Do të ishte e mrekullueshme nëse do të shikonim një film të tillë nga Birce Akalay dhe Ibrahim Çelikkol.
Griffin and Phoeenix- Grifin dhe Feniks
Protagonisti mashkull kupton se ka një kancer vdekjeprurës. Atij nuk i ka mbetur asgjë veçse të pres vdekjen e tij. Për t’u përgatitur për këtë moment vendos të ndjek një seminar ku njihet me një grua që i jep ngjyra jetës së tij. A nuk mendoni dhe ju që një dramë e tillë do sillej në mënyrë perfekte nga Birce dhe Ibrahim?
Age of Adaline- Mosha e Adalinës
Mendoni pak sikur të mund të jetonit deri në pafundësi. Mund t’ju tingëllojë bukur diçka e tillë, por më besoni nuk është ashtu siç po e imagjinoni. Adalinë pas një aksidenti që ka pësuar është e detyrar që të jetojë deri në pafundësi në të njëjtën moshë që ka pësuar këtë aksident. Çdo gjë që ajo njihte dhe ka rrotull ndryshon, përveç saj duke e bërë atë të ndihet në kurth. E vetmja gjë që mund t’i japë asaj lumturi nga kjo jetë është dashuria. Një histori e tillë dashurie do të dukej shumë bukur e sjellë nga Ibrahim dhe Birce.
No Reservations- Pa rezerva
Dashuria të gjen edhe atëherë kur mendon se je tërësisht i mbrojtur prej saj. Një histori intriguese, komike dhe njëkohësisht dramatike dashurie. Do të na pëlqente shumë ta shikonim edhe një herë, por kësaj here të sjellë nga Ibrahim dhe Birce.



Comments