top of page

Ne serialin “Dashuri Bardh e Zi” sot do te ndiqni:Namëk heq dorë nga kandidatura!

  • Writer: lajmedheseriale
    lajmedheseriale
  • May 31, 2018
  • 2 min read

Updated: Jun 1, 2018


Kërkon ndihmë Jigitit Asllë i ka dhënë Ferhatit telefonin e saj fshehurazi për ta ndjekur më pas. Asllë e kupton se Ferhat ka shkuar të takohet me Shahinin. Ajo i kërkon Dilsizit të shkojnë sëbashku për ta shpëtuar. Asllë kupton se Dilsiz është i dashuruar. Namëk e siguron Jeterin se Idil nuk ka për të nxjerrë sekretin e tyre. Partia i kërkon Namëkut që të heq dorë nga kandidatura e tij pasi nuk ka më besueshmëri në popull. Ebru njofton rojat e Shahinit se Ferhat ka qëlluar të atin. Ferhat përballet me rojat fizikisht.

Asllë i kërkon ndihmë Jigitit duke i thënë se jeta e Ferhatit është në rrezik. Jigitkërkon përforcime nga Xhem dhe policia. Jigit kujton se si Ferhat është vrarë më parë për ta ndihmuar atë. Ebru betohet para trupit të Shahinit se ka për të marrë hakun e tij. Ferhat dhe Xhunijet ja dalin të largohen nga vila e Shahinit. Ferhat përze Xhunijetin duke i kërkuar që ti jap lajmin e vdekjes së Shahinit Namëkut. GPS dërgon Asllënë në vendin e gabuar. Ferhat ka lënë telefonin e Asllës në një lokal në mënyrë që policia të mos e gjente. Ferhat ka mbërritur para Asllës në lokal dhe shtiret sikur ka qenë në kuzhinë duke gatuar. Asllë e kupton se Ferhat ka vrarë Shahinin.

Ebru varros të atin. Ferhat fton për drekë Asllë, Xhemin dhe Jigitin. Ata e akuzojnë Ferhatin që ka vrarë Shahinin. Ferhat mohon të njohë Shahinin. Asllë i tregon Xhemit se ka mbetur e mbyllur në një dhomë me zjarr. Xhunijet i kthehet kundër Handanit duke i kujtuar se Vildan do Ferhatin. Xhunijet i tregon Jeterit dhe Gylsymit provat që ka kundër Ferhatit duke i kërcënuar ato që të ruajnë sekretin e tij. Jeter është e vendosur ti tregoj Ferhatit të vërtetën. Jigit merr lajmin e sulmit që i është bërë shtëpisë së Shahinit.

Ferhat i tregon Dilsizit se arma e tij dhe makina kanë mbetur në shtëpinë e Shahinit. Asllë pyet Ferhatin rreth babait të tij dhe të shkuarës. Xhunijet i jep lajmin Namëkut se Ferhat ka vrarë Shahinin. Shahin i tregon Idilit se e kanë hequr nga zgjedhjet. Namëk i tregon Idilit rreth historisë së Shahinit dhe se Ferhat e ka vrarë. Idil nuk pranon vendimin e namëkut për të lënë kandidaturën. Namëk vendos të heqë qafe Asllënë. Xhunijet përkujdeset për djalin e tij duke e marrë për herë të parë në krahë.

Comments


bottom of page